Njoftim nga AUV:
Pas ngordhjes së një rose në liqenin e Kopshtit Zoologjik të Shkupit dhe dyshimit për sëmundjen e gripit aviar (gripi i shpendëve), pas testimeve laboratorike të shpendit të ngordhur, me rezultat laboratorik nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare – Shkup, më 18.10.2024 është konfirmuar një rast i pranisë së një soji me virulencë të lartë të virusit të gripit të shpendëve H5N1. Gjatë ditës së sotme, një veteriner i autorizuar ka kryer mbikëqyrje në Kopshtin Zoologjik dhe janë urdhëruar masa për mbikëqyrjen e sëmundjes. Janë kryer eliminim human dhe heqje të sigurt të llojeve të mëposhtme të shpendëve: 24 pata, 6 rosa, 5 pula dhe një sorrë që ishte e pranishme në lokacion. Janë urdhëruar masa në përputhje me Ligjin për Shëndetin Veterinar dhe Rregulloren për masat për kontrollin dhe eliminimin e gripit aviar.
Është ndaluar hyrja dhe dalja e kafshëve nga Kopshti Zoologjik, është kufizuar lëvizja e njerëzve (vizitorëve) në kopshtin zoologjik, janë urdhëruar masa për dezinfektim, testim të shpendëve të tjerë të pranishëm në kopshtin zoologjik për praninë e virusit të gripit të shpendëve, si dhe është rritur nivelin e masave të biosigurisë dhe masa të tjera, me qëllim të kontrollit të sëmundjes dhe parandalimit të përhapjes së saj jashtë kopshtit zoologjik, si te kafshët ashtu edhe te njerëzit.
Masa do të jenë në fuqi për 21 ditë, duke filluar nga sot, gjatë së cilës periudhë kopshti zoologjik do të jetë i mbyllur për vizitorët. Rastet e fundit të shfaqjes së gripit aviar me virulencë të lartë ishin në vitin 2022, në vendet Gradec, Leski dhe Viniçe, në Selcë të komunës së Shtipit dhe në afërsi të Zlokuçanit, në komunën e Karposhit.
Gripi aviar ose gripi i shpendëve është një sëmundje e shkaktuar nga virusi i gripit/influenza tip “A” nga familja Orthomyxiviridae, e cila mund të shkaktojë humbje të mëdha në industrinë e pulave dhe kufizime në importin dhe eksportin e shpendëve të gjallë dhe produkteve të shpendëve. Shpendët e egër njihen si rezervuarë për viruset e gripit të shpendëve, kryesisht nga soj të ulët patogjenë, prandaj në nivel global merren masa për mbikëqyrjen, monitorimin, shfaqjen dhe karakteristikat e virusëve të gripit të shpendëve te shpendët e egër, edhe pse shumica e këtyre virusëve nuk shkaktojnë sëmundje.