“Autostrada Tetovë-Gostivar nuk i përmbush standardet evropiane”, Rustemi tregon se kur do të fillojë ndërtimi i saj

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi në emisionin “10 minuta” në TV21 tha se autostrada Tetovë-Gostivar nuk i përmbush standardet evropiane. Ai theksoi se këtë vit pritet të nisin punimet për zgjerimin e së njëjtës.

“Sa i përket autostradës Tetovë-Gostivar dua të potencojë se është e vërtetë se nuk i plotëson standardet evropiane për autostradë, prandaj edhe ne e kemi paraparë zgjerimin e kësaj autostrade me Bechtel Enka dhe shpresoj që shumë shpejtë do të nënshkruajmë marrëveshje dhe këtë vit do të fillojë zgjerimi dhe ndërtimi i kësaj autostrade prej Tetove deri në Gostivar”, deklaro Rustemi për TV21.