Autostrada me 6 korsi nga Shkupi deri në Qafë Thanë, Grubi tregon sa do të shkurtojë distancën mes vendeve të Ballkanit

Zëvendëskryetari i parë i qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Maqedoninë e Veriut Artan Grubi ka dhënë në mënyrë të detajuar se si do të lidhen vendet e Ballkanit përmes autostradës me 6 korsi me të cilën do të udhëtohet nga Shkupi deri në Qafë Thanë.

I ftuar në emsionin “Opinion” në Tv Klan, Grupi ka treguar se si kjo autostradë do të shkurtojë distancën mes shteteve të Ballkanit.

Të përkthyera në shifra, Qafë Thanë-Shkup do të bëhet për 1 orë e 15 minuta, Shkup-Tiranë për 2 orë e gjysmë, Shkup-Vlorë për 3 orë.

Blendi Fevziu: Janë pasuruar këto 3 shtete të Ballkanit apo më duket mua?

Artan Grubi: Jo, po punohet shumë më tepër. Tani prioritet është infrastruktura, jeta më e mirë. Kjo është autostrada komplet që lidhet deri në kufirin e Qafë Thanës?

Blendi Fevziu: Sa bëhet Qafë Thanë-Shkup me autostradën?

Artan Grubi: 1 orë e 15 minuta. Shkup-Tiranë 2 orë e gjysmë, Shkup-Vlorë 3 orë. Me kilometrazhin aktual, Shkupi është 300 kilometra nga Tirana, ndërsa nëse e marrim rrugën nga Kosova i bie 340 kilometra. Me këtë, edhe shkurtohet 20 kilometra më pak.

Blendi Fevziu: Me sa korsi është autostrada që po ndërtoni?

Artan Grubi: Me 6 korsi, 3 nga njëra anë dhe 3 nga tjetra.

Blendi Fevziu: Pra, nga Shkupi e deri në Strugë shkohet me 6 korsi?

Artan Grubi: Deri në Qafë Thanë./tvklan.al