Autostrada Kërçovë – Ohër, qeveria kursen 95 milionë euro për ndërtimin e saj

Qeveria, pas një vit negociatash me kompaninë kineze “Sinhidro”, ka arritur të ulë çmimin për 95 milionë euro për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, e cila është planifikuar të përfundojë në vitin 2021, njoftoi zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Koço Angjushev. Sipas marrëveshjes së qeverisë së vjetër, kompanisë kineze për punët shtesë është dashur t’i paguhen 282 milionë euro, ndërsa me marrëveshjen e re do t’i paguhen 187 milion euro.
“Pas një viti bisedimesh, arritëm të bëjmë kursime prej 95 milion eurosh. Nëse do të vazhdonte me realizimin e marrëveshjes me çmimet e vjetra, punët shtesë do të kushtonin 282 milionë euro dhe tani me ato të rejat kjo shumë do të ishte 187 milionë euro. Problemet kryesore që shkaktuan aktivitetet e ndërtimit ishin dokumentacioni i dizajnuar gabimisht, hetimet joadekuate gjeomekanike, shpronësimi i pazgjidhur dhe zvarritja e punimeve”,- tha zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Koço Angjushev.
Edhe ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski, shtoi se mundi u pagua sepse Maqedonia do të duhet të paguajë dënime të larta nëse ndërtimi ishte anuluar.
“Ne kemi punuar shumë për një vit e gjysmë në negociatat e përpikta me kontraktorin për të ofruar çmime më të ulëta dhe kursime. Ne jemi të vetëdijshëm se disa nga qytetarët do të ankohen për rihuamarrjen e shtetit për përfundimin e autostradës, por nuk ka zgjidhje tjetër racionale. Dëmet janë bërë nga qeveria e mëparshme dhe na duhej të bisedonim me duart e lidhura”,- theksoi ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski.
Kompania kineze “Sinohirdo”, në periudhën e ardhshme do të duhet të zgjedhë një nënkontraktor të ri nga kompanitë vendase në vendin e kompanisë “Transmet”, për shkak të problemeve aktuale të kompanisë. Në punën në terren janë angazhuar kompanitë vendase “Granit”, “Ilinden” dhe “Viktoria” nga Shqipëria.