Autoritetet bullgare tregojnë gjendjen e të mbijetuarve nga ak*sidenti tr*agjik i autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 njerëz

Autoritetet bullgare kanë folur në lidhje me ak*sidentin e autobusit, duke u fokusuar me më shumë informacione për të mbijetuarit e ak*sidentit.
Autobusi ka pasur 52 njerëz – 12 prej të vd*ekurve janë fëmijë, ndërsa dy prej tyre kanë qenë bineq.
Ndërkohë është bërë e ditur se shtatë persona janë të akomoduar në spitalin Pirogov, prej tyre 5 janë meshkuj dhe dy janë femra.

Profesoresha Maya Argirova, udhëheqësja e Klinikës për traumatologji në spitalin Pirogov tha për bgnes, se të mbijetuarit të aksidentit janë me djegie të fytyrës dhe në pjesën e sipërme të trupit e duarve.
Gjithashtu, disa kanë probleme me frymëmarrjen, si pasojë e thithjes së tymit gjatë dj*egies së autobusit.
Në përgjithësi, Argirova thotë se të gjithë të mbijetuarit kanë trauma pasi kanë pasur të afërm në autobus dhe të cilët nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një ak*sident i tm*errshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.
Nga ky ak*sident t*ragjik, kanë humbur jetën 45 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj.

Shkaku i përplasjes është duke u hetuar ndërkohë që në raportimet lokale është thënë se autobusi mund të ketë goditur një parmak.
In*cidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës. Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi.