Automjetet në pronësi të shtetit do të shënohen me tabela me ngjyrë të veçantë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, me propozim të Shërbimit për Çështje të Përbashkëta dhe të Përgjithshme, u formua një komision me qëllim që të nisë procedurën për ndryshimin dhe plotësimin e dy ligjeve të rëndësishme për promovimin e transparencës dhe sundimin e ligjit.
• Ligji për përdorimin dhe disponimin e sendeve në pronësi shtetërore dhe komunale, dhe
• Ligji për automjetet
Me këto ndryshime do të krijohet një regjistër i të gjitha automjeteve motorike të udhëtarëve shtetërorë, të cilat do të shënohen me targa regjistrimi në ngjyrë të veçantë për identifikim më të lehtë.