Autobusi pa licencë, shtohet kontrolli nga dogana në pikat kufitare

Drejtoria doganore suspendoi dy doganierët dhe shefin e tyre të cilët nuk kanë evidentuar nëse autobusi i Kompanisë “Besa Trans” ka poseduar licencë për qarkullim ndërkombëtar gjatë lëshimit të kufirit.

Shtojnë se autobusi që u shkrumbua madje ka dalë disa herë nga kufiri i Maqedonisë gjatë muajit të kaluar. Për këto kalime do të kontrollohet në mënyrë shtesë nëse është treguar certifikatë nga licenca e transportit, pa të cilën nuk ka mundur të qarkullojë automjeti as brenda e as jashtë vendit.

“Për parregullsitë e konstatuara në aksionin e deritanishëm, për dy doganierë të cilët kanë qenë në detyrë në momentin e daljes së mjetit nga vendi do të merren masa e suspendimit nga vendi i punës, ndërsa për drejtuesin e tyre do të vijojë masa e sanksionit.”,- thuhet në njoftimin e Doganës.

Nga Dogana theksojnë se kanë intensifikuar kontrollet edhe nëpër vendkalimet kufitare pas rastit tragjik.
Në këtë drejtim është edhe inspektimi i jashtëzakonshëm i Inspektorati Shtetëror të Transportit. Inspektimi do të hetojë se sa licenca për autobus ka Kompania “Besa Trans” dhe a është respektuar ligji.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve njoftoi se në kuadër të kompetencave të saj, për shkak të mosrespektimit të dispozitave të Ligjit për Transportin Rrugor, tashmë ia ka marrë licencën transportuesit “Besa Trans”.