Autobusi nga Shqipëria aksidentohet në Maqedoni, mes të lënduarve edhe një fëmijë


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot në Maqedoninë e Veriut është aksidentuar një autobus me targa të Shqipërisë.
Si pasojë, shoferi është lënduar rëndë, ndërkaq 3 udhëtarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të gjithë janë nga Shqipëria.

“Më 26.06.2021 rreth orës 06.10 në SPB Manastir është denoncuar se në rrugën magjistrale Manastir – Prilep, autobusi me targa të Shqipërisë ka dalë nga korsia. Në fatkeqësi shoferi i autobusit L.M.(48) nga Shqipëria ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërkaq tre udhëtarë M.H.(46), G.M.(37) dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Shqipëria kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik në Manastir”, njoftojnë nga MPB-ja.
Ekspertizë në vendngjarje kanë kryer ekipi i SPB Manastir.