Autobusët nga Maqedonia po lejohen të udhëtojnë nëpër zonat e koronavirusit në Itali dhe të kthehen prapë

Përfaqësuesit e kompanive të autobusvëe, që bartin udhëtarë nga Maqedonia për në vendet perëndimore, ankohen se autoritetet po bëjnë selektim të kompanive që mund të punojnë këtyre ditëve, kur është shpallur gjendje emergjente nga koronavirusi.

Duke folur në kushte anonimiteti, ata thonë se disa prej tyre u është ndaluar të udhëtojnë për në Gjermani, e disave u lejohet të qarkullojnë edhe në zonat e koronavirusit në Italinë Veriore.

Jami bindur se bëhet fjalë për ryshfet. Deri sa neve nuk na lejohet të udhëtojmë në Gjermani, disa kompanive u lejohet të qarkullojnë edhe në zonat më të rrezikuara të Italisë dhe të shkojnë në Zvicër. Po ti kontrollojnë autoritetet zvicerane dhe po të konstatojnë se udhëtojnë përmes Italisë, me siguri të gjithë udhëtarët do t’i fusin në karantin”, thotë njëri prej përfaqësuesve të kompanive.

Autoritetet zyrtare arsyetohen se nuk bëhet fjalë për linja direkte për Itali dhe se udhëtimi transit nuk mund të krahasohet me udhëtim në destinacion përfundimtar.