Austria planifikon të nisë vaksinimin për koronavirus

Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në muajin janar, ka thënë Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Rudolf Anschober.
Sipas tij, më të moshuarit, grupet e rrezikuara dhe profesionistët shëndetësorë, do të vaksinohen të parët.

Ky shtet do të sigurojë më shumë se 16 milionë doza të vaksinës përmes Bashkimit Evropian, i cili ka nënshkruar gjashtë kontrata me furnizuesit, sipas Clemens Martin Auer, që koordinon përgjigjjen e Ministrisë së Shëndetësisë së Austrisë ndaj pandemisë.
“Ka shumë mundësi që të nisim në janar”, ka thënë ministri Anschober.