Austria ndalon trenin që po vinte nga Italia


Është bërë e ditur se autoritetet kufitare në Austri e kanë ndaluar një tren që po vinte nga Italia.

Sipas informacionet nga institucionet e sigurisë austriake, në të gjendeshin dy persona që dyshohet se ishin të infektuar me koronavirus.

Thuhet se edhe pse dy të dyshuarit kanë ndaluar në Verona, 300 udhëtarët e tjerë të trenit “Eurocity” janë mbajtur në kufi.

Ky është rasti i parë i ndërhyrjes në kufijtë e vendeve të BE-së pas epidemisë së coronavirusit në Itali.

Autoritetet në rajonet veriore të Lombardisë dhe Venetos kanë urdhëruar që shkollat dhe universitetet të mbyllen së paku për një javë, ndërsa muzetë dhe kinematë janë mbyllur dhe dy ditët e fundit të Venecias Karnaval u ndërprenë.

Po ashtu, thirrje për kontroll në kufij ka bërë edhe politikania ekstremiste franceze, Marine Le Pen. Madje ajo akuzoi dhe qeverinë e vendit të saj se nuk po bllokon fluturimet me Kinën.

Franca është vendi i parë në Evropë që raportoi rastin e parë të vdekjes nga coronavirusi, ku bëhej fjalë për një turist kinez mbi 80 vjeç.

Krejt kjo vjen pasi numri i personave të infektuar me Koronavirus, sëmundja në Itali u rrit ndjeshëm në mbi 130.