Austria hoqi kushtin e vaksinimit!

Në Austri prej në mesnatë nuk vlen llokdauni për personat e pavaksinuar, të cilët tashmë mund të lëvizin lirisht jashtë shtëpisë pa frikë nga gjoba.

Njerëzit e pavaksinuar për disa javë mund të shkonin vetëm në dyqane ushqimore, farmaci, postë, bankë, mjek, punë ose shkollë dhe në shëtitje, por vetëm me njerëz nga e njëjta familje.

Megjithatë, heqja e karantinës nuk ua kthen të gjitha liritë të pavaksinuarve.

Në dyqanet që nuk shesin ushqime apo produkte higjienike, zbatohet rregulli “2G”, që do të thotë se janë “të hapura” vetëm për personat e vaksinuar dhe të cilët kanë kaluar kovid-19.