Qeveria austriake konfirmoi sot se ishte e gatshme të merrte masa për të mbrojtur kufijtë e saj, pas shtrëngimeve për hyrjen e migrantëve, njoftuar nga fqinji gjerman, në kuadër të marrëveshjes politike për zgjidhjen e krizës qeveritare në Berlin.
“Nëse marrëveshja e arritur dje në mbrëmje miratohet nga qeveria gjermane ne do të jemi të detyruar të marrim masa për shmangien e dizavantazheve për Austrinë”, theksoi qeveria austriake në një komunikatë.
Ajo u shpreh e gatshme për marrjen e masave për të mbrojtur kufijtë jugorë në mënyrë të veçantë, kufirin me Italinë dhe Slloveninë.
Propozimet e bëra nga kancelarja gjermane, Angela Merkel për ministrin e saj të Brendshëm, rebelin, Horst Seehofer bën pjesë projekti për dëbimin drejt Austrisë të azilkërkuesve të mbërritur në Gjermani që nuk mund të kthehen drejt vendeve të tyre.
Austria theksoi se ishte e gatshme të merrte masa të ngjashme dhe të kthente në kufijtë e saj jugorë azilkërkuesit, me rrezikun e një efekti domino në Europë.