Austria do të dërgojë 1 milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

Kancelari austriak Sebasatin Kurz ka njoftuar se Austria do të dërgojë edhe 1 milion vaksina kundër COVID-19 për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të lu ftimin të përbashkët të pandemisë.
Kurtz këtë e tha pas samitit me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë.
“Ne kemi dërguar mbi 600 mijë doza për Ballkanin Perëndimor. Dhe si Republikë e Austrisë duam të japim një kontribut duke i vënë në dispozicion 1 milion doza të vaksinës.
Do të dërgojmë 1 milion për të mbështetur në luftën kundër pandemisë”, tha Kurz.