Austri, rikthehet vendosja e detyrueshme e maskave në vendet e mbyllura publike

Austria do ta bëjë sërish të detyrueshme vendosjen e maskave në supermarkete, në sportelet e bankave dhe në zyrat postare, njoftoi sot qeveria duke përmendur rritjen e vazhdueshme të rasteve të kontaminimit të koronavirusit.
“Ne kemi vendosur që mbajtjen e maskave ta bëjmë të detyrueshme në supermarkete, në banka dhe në zyrat postare për të mbrojtur personat në rrezik, të detyruar të shkojnë atje”, theksoi kancelari Sebastian Kurz në një konferencë për shtyp.

“Maska gjithashtu ka një efekt simbolik. Nëse ajo zhduket nga jeta e përditshme, ne i jemi më pak të vëmendshëm”, shtoi ai.
Ky vend prej 8,8 milionë banorë mbylli në mes të muajit mars kufijtë, aeroportet, të gjitha bizneset jo thelbërore, restorantet, shkollat dhe universitetet.
Më pas Austria i rihapi këto biznese dhe e bëri mbajtjen e maskës të detyrueshme në supermarkete në fillimit të prillit, para lehtësimit të masave kufizuese. Maska ishte e detyrueshme vetëm në farmaci dhe transportin publik.

Të hënën, për herë të parë që prej 29 majit, numri i të shtruarve në spital si pasojë e koronavirusit kaloi shifrën 100 në Austri ku 170 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19.