Australiani që fitoi lotari 20 milionë-dollarëshe: Mendova se puna po më thërret për ndonjë problem

Një australian nga Gold Coast, i cili kishte blerë një biletë loto në minutën e fundit, mendoi se dikush nga puna po e telefononte lidhur me një problem, kur zbuloi se ka fituar çmimin kryesor prej 20 milionë dollarësh.

“Mendova se ishte dikush nga puna që më telefononte për një problem”, u tha ai zyrtarëve të “The Lott”.

Ai e ka blerë biletën në internet vetëm disa orë para shortit. Por blerja e tij në orë të vonë jo vetëm që i dha atij çmimin e divizionit të parë prej 20 milionë dollarësh, por edhe fitore të konsiderueshme shtesë në divizionin e dytë, të tretë dhe të katërt.

“Unë prirem të mos luaj Powerball çdo javë, por sapo jackpoti të jetë mbi 20 milionë dollarë, hidhem në lojë. Gjithmonë kam menduar se 20 milionë dollarë ishin një numër i mirë dhe tani e di që vërtetë është numër shumë i mirë. Fitimi më i madh që kam pasur ndonjëherë është 100 dollarë dhe isha mjaft i kënaqur me këtë. Kjo është diçka tjetër”, është shprehur ai, raportoi të dielën “Daily Mail”.

Ky fitues është i vetmi që fitoi një shumë kaq të madhe të divizionit një.

Pasi kuptoi se ka fituar një total prej 20,495,362 dollarësh, ai filloi menjëherë të bëjë planifikime rreth së ardhmes.

Ende nuk mund ta besoj, nuk mendoj se do ta besoj se është e vërtetë kur shuma të jetë në llogarinë time bankare. Thjesht dua të zgjohem në mëngjes dhe të sigurohem që nuk është një ëndërr”, është shprehur ai.