Atmosferë e zbehtë sonte në sheshet e Prishtinës, festohet në lokale


Vetëm qytetarët që rastisin të kalojnë për obligime personale shihen sonte në sheshet e Prishtinës.
Megjithëse sot shënohet Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk ka qytetarë që kanë vendosur të festojnë në ambient të hapur.
Kjo ndoshta meqë këtë mbrëmje po bie shi, ose edhe sepse nuk ka ndonjë aktivitet që po shënohet.
Media, raporton se lokalet janë mbushur me njerëz dhe me gjasë festa është zhvendosur atje.