Muzik live, duke kënduar mbi tavolina, pa distancë fizike dhe muzikantë pa maska – kjo është atmosfera nëpër disa kafene të Shkupit, në ditën e parë të hapjes së tyre.
Nga fotografitë që janë postuar në rrjetet sociale, mund të shihet se të pranishmit nuk u janë përmbajtur masave mbrojtëse dhe e kanë harruar coronavirusin, duke e shijuar ditën e parë të hapjes së kafeneve.
Deri tani autoritetet kanë dorëzuar kallëzime penale për mosrespektimin e rekomandimeve, ndërsa për këto raste akoma nuk kanë reaguar.
“A1on” ka tentuar të marrë përgjigje nga drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, nëse të njëjtit kanë intervenuar në rastet të këtilla, por përgjigje nuk ka.
Më herët kryetarja e Këshillit të Inspektorëve Magdalena Filipovska-Grashkoska, njoftoi se nuk do të ketë dënime për mysafirët dhe kafenetë që nuk i respektojnë masat, por fillimisht do të edukohen nga inspektorët.
Dënimet do të fillojnë pas 10 ditëve edukim nga inspektorët.