Zbulohet në Atlantik nëndetësja argjentinase një vit pas zhdukjes së saj. Bëhet fjalë për nëndetësen San Juan dhe mediat raportojnë se ajo u zbulua në Atlantik. Ajo ishte zhdukur nga data 15 nëntor 2017 dhe në bord ishin 44 persona, përfshi edhe një grua.
Ministria e mbrojtjes dhe marina argjentinase ka njoftuar se objekti 60 metra i gjatë është identifikuar nga anija private amerikane Ocean Infinity, e cila që nga shtatori i kaluar ka punuar për kërkime me një kontratë të zgjeruar deri në shkurtin e ardhshëm dhe ka dërguar mini-nëndetëset e saj në 800 metra thellësi.
Nëndetësja u gjet në shtratin e detit jashtë gadishullit Valdes . Kishte 44 njerëz në bord, të gjithë të vdekur. Nëse objekti do të gjendje brenda dy javësh, atëherë ekuipazhi do të të kishte shpëtuar.