Athinë, në banesën e çiftit shqiptar gjenden 102 kg he*roinë

102 kg her*oinë u sek*uestruan në një banesë në qendër të Athinës. Policia thotë se lënda nar*kotike u gjet në një banese në vendin e quajtur Stathmos Larisis, shumë pranë qendrës së kryeqytetit helen, në një banese të marrë me qira prej dy personave për të cilët thonë se janë një çift, të dy*shuar se janë shtetas shqiptarë.

Ata e kishin marrë banesën me qira në datën 24 shtator dhe shkonin shumë pak aty.
Pikërisht, kjo ka nxitur dy*shimet e pronarëve të banesës, të cilët kanë raportuar dyshimet e tyre në polici.
Në vazhdim u vërtetua se për marrjen me qira ishin përdorur dokumente të fal*sifikuara, çka shtoi dyshimet e agjentëve, të cilët pasi e monitoruan për disa orë atë, ndërhynë duke bërë të mundur sek*uestrimin e her*oinës.

Prej shenjave të gishtave të marra në banesë, janë gjetur dhe shpallur në kërkim edhe të dys*huarit për këtë trafik. Mësohet se ata janë shtetas shqiptarë, por për momentin ende nuk janë arr8estuar.
Kujtojmë se sot në Peloponez u kap një skaf me ngarkesë ka*nabisi nga autoritet greke, ku në pranga ranë dy persona. Thuhet se dr8oga vinte nga Shqipëria.