Athinë/ Hyri në kompaninë ku e kishin pushuar dhe vrau 3 persona, ish-punonjësi i jep fund jetës


Autori i armatosur që vrau 3 punonjës brenda kompanisë në Athinë i ka dhënë fund jetës.

Ai është gjetur i vdekur nga policia greke në bodrumin e godinës dhe arma e krimit ndodhej pranë trupit.

Ish-punonjësi, i cili ishte pushuar nga puna, raportohet se qëlloi me armë 3 persona brenda ambienteve të kompanisë. Fillimisht u raportua për 1 viktimë dhe 2 të plagosur.

Sipas protothema, shtetasi egjiptian i cili u vetëvra ishte një ish-punëtor i kompanisë i cili ishte pushuar nga puna.

Ai kishte qenë ishte përgjegjës në kompani për vite me radhë. Autori është futur në ambientet e kompanisë nga parkingu, pasi pavarësisht se ishte pushuar nga puna, sërish kishte të drejtë të hynte brenda.

Kur është futur brenda kompanisë, ai ka thënë se kishte hyrë për të pastruar. Ai fillimisht është ngjitur në kat i ndërmjetëm ku ka qëlluar dy persona dhe më pas është ndalur në katin e dytë ku ka qëlluar edhe një person tjetër, e cila dyshohet se është një grua.