Atentatori i Rade Shtekllit ishte larguar me Audi të zezë pa targa, detaje te reja të rastit

Atentatori i Rade Shtekllit është larguar nga qendra tregtare në këmbë dhe në bulevardin pranë komunës së Gazibabës e priste një makinë Audi e zezë pa targa. Këto janë detajet e hetimit që ka mësuar emisioni KOD.

Ekzekutori nga East Gate Mall që qëlloi në pritë dy persona, mes tyre edhe Rade Trajkovski-Shtekli, ka lënë gjurmë që janë gjetur dhe janë duke u analizuar.

Ngjarje supozohet se ka të bëje me sigurimin e kazinove nëpër Shkup dhe kush do ta ketë këtë biznes.