Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Arrestohen në Dubai Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se janë arrestuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

“Bëj me dije se në kuadrin e informacioneve të fshehta policore, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy eksponentevë të krimit të orrganizuar dhe të organizatave kriminale Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe. Ky bashkëpunim është kontribut i djersës, mundit dhe përekushtimit të djemve dhe vajzave të satrukturave në nivel kombëtar të policisë së shtetit, dhe në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara”, tha Rrumbullaku.

Kujtojmë se atentati ndaj prokurorit Ndoja ndodhi në nëntor të 2019-ës në Durrës. Mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, ndërsa shoferi i prokurorit, Andi Maloku humbi jetën në spital si pasojë e breshërisë së plumbave që u zbrazën.