Dy persona kanë mbetur të vr*arë nga të shtënat me ar*më zjaë*arri në zonën e Astirit në Tiranë.
Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjeti tip “Audi”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.