Atdheu rikthehet përsëri në krahët e Sarës, autorja e “Për’puthen” ua publikon fotot

Para se të përfundonte emisioni “Për’puthen”, dy ish-konkurrentët, Atdhe Xheravina dhe Sara Malaj u larguan për të vazhduar njohjen jashtë programit.

Pas vetëm pak kohësh që u larguan dyshja konfirmuan ndarjen dhe se nuk flisnin më me njëri-tjetrin.
Kjo gjë duket se nuk ka zgjatur aq shumë, pasi tani autorja e këtij emisioni ka konfirmuar se dyshja janë rikthyer bashkë. Para disa ditësh ata filluan me komente filtruese në rrjete sociale, e që tani ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.
“Me çiftin në fuqi të Për’puthen”, shkruan Olsa në një foto të publikuar në rrjetin social “Instagram”.