Atdheu njofton se është larguar me dëshirë nga “Përputhen”.
Puntantat e fundit në “Përputhen” janë përcjellë me shumë debate e të papritura mes konkurrentëve. Së fundi, Atdheu kishte zbuluar që është puthur jashtë emisionit me Antonelën, ndërsa kjo e fundit i tha se ndodhi pa dëshirë.
Debati rreth asaj puthje vazhdoi edhe në një tjetër puntantë, ku u përfshi edhe Elvisi, i cili kishte thumbuar me një postim. Gjatë debatit rreth atij postimi, Atdheu kishte lëshuar studion, me këtë rast produksioni tha se e ka pezulluar nga programi. Por, me postimin e fundit, Atdheu thotë se është larguar nga programi me dëshirën e tij dhe nuk është e vërtetë që është pezulluar.
“Te dashur miq! Me vjen keq per shume info te paverteta qe mund te keni degjuar keto dite, per situaten e krijuar ku figura ime kinse ka dashur te perbaltet por nuk do te munden dot. Nje sqarim per dashamiresit e mij: Atdheu nuk eshte pezulluar nga emisioni, por jam larguar vete me deshiren time per mos t’u bere pjese e llumit. Ju falenderoj per mbeshtetjen do te jem gjithnje transparent me ju!”, ka shkruar ai. Kujtojmë se gjatë puntantës së sontme, nga “Përputhen” u largua edhe Elvisi.
https://www.instagram.com/p/CMSb-JyhpXT/?utm_source=ig_embed