Atdheu hidh e fshi statuse me “happy birthday” se në ditëlindjen e Borës nuk e ftoi njeri, nuk u pa vërdallë

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka qenë shumë në qendër të vëmendjes muajt e fundit. Një pjesë e mirë e publikut pretendon se ai ka pasur një lidhje me prezantuesen e emisionit, Bora Zemani.

Këtë e ka shkaktuar vetë ai me disa deklarata “konfuze”, të cilat i jep shpesh, ndërsa vetë Bora Zemani i ka vendosur pikat mbi i thashethemeve vetëm një herë duke e bërë shumë të qartë se as nuk ka dhe as nuk ka pasur një lidhje me Atdheun.

Ai ka postuar një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram” në ditën e lindjes së Borës ku shfaqet në një makinë, në të cilën këndon këngën “Gëzuar ditëlindjen”. Megjithatë, pak kohë pas postimit, vendosi ta fshijë.

Dje Bora bëri një mega festë me shumë të ftuar, por ky Atdheu i famshëm nuk u pa gjëkundi nga askush.

Ishin në ditëlindje mikesha e saj Semi, Jona Spahiu, Jonida Vokshi, Albana Osmani, Arbana Osmani, motrat Lori dhe Sara Hoxha, Olti Curri, Ervin Kurti, Eraldo Rexho, Bledi Strakosha, Aulona Musta etj.

Madje kishte edhe shumë “përputhësa” por asnjë gjurmë nga Atdheu.