Deputeti Petar Atanasov nga LSDM-ja datën 23 të këtij muaji ka dhënë dorëheqje nga funksioni, e cila duhet të konstatohet në seancën e caktuar për më 29 gusht.
Në të njëjtën seancë, siç informojnë nga Kuvendi, pritet që Atanasov të zgjidhet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.
Në vendin e Atanasovit, siç njofton MIA, në karriget e Kuvendit duhet të ulet Snezhana Kaleska Vançeva nga lista e LSDM-së në Njësinë zgjedhore.