Astrit Iseni zv/ministër në MBP, LSDM: Çfarë lidhje ka edukata fizik dhe kineziologjia me policinë?

Nga LSDM kanë reaguar pas emërimit të Astrit Isenit si zv/ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përcjell TV21. Nga LSDM kritikojnë qeverinë në krye me Hristijan Mickoskin, duke adresuar një sërë kritikash për shkollimin e Isenit.

“Shembulli i fundit është propozimi për zëvendësministër në MPB, Mickoski propozon Astrit Isenin, i cili ka diplomuar në Fakultetin e Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetësisë dhe ka fituar titullin Doktor i Kineziologjisë. Çfarë lidhje ka edukata fizik dhe kineziologjia me policinë dhe punët e brendshme? Po shohim një debakël klasik në kuadrot e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. I vetmi kriter është përkatësia partiake. Nuk ka as freskim të kuadrove, as profesionistë e as njerëz me njohuri adekuate të fushave”, thuhet në reagimin e LSDM-së./tv21.tv