AstraZeneca: Rezultatet e hershme tregojnë se doza e tretë ndihmon kundër Omicronit

A medical syringe and a vial in front of the AstraZeneca British biopharmaceutical company logo are seen in this creative photo taken on 18 November 2020. Pfizer and Biontech announced its conclude phase 3 study of COVID-19 vaccine candidate with 95% primary efficacy analysis, as media reported on 18 November 2020. (Photo by STR/NurPhoto via Getty Images)

Kompania “AstraZeneca” tha të enjten se të dhënat preliminare nga një testim treguan se vaksina e saj kundër Covid-19, ka krijuar rritje të antitrupave kundër variantit Omicron dhe varianteve të tjera, kur është dhënë si dozë e tretë. Reagimi i shtuar, gjithashtu edhe ndaj variantit Delta, u vërejt në analizën e gjakut të njerëzve që më parë e kanë marrë vaksinën e kompanisë “AstraZeneca” ose të ndonjë kompanie tjetër, tha prodhuesi, duke shtuar se këto të dhëna do t’i paraqesë te rregullatorët në mbarë botën, duke e marrë parasysh nevojën urgjente për doza përforcuese.

“AstraZeneca” e ka zhvilluar vaksinën me hulumtuesit nga Universiteti i Oksfordit, ndërsa studimet laboratorike që u kryen nga ky universitet muajin e kaluar zbuluan se tri doza të vaksinës së kësaj kompanie e shtojnë nivelin e antitrupave në gjak kundër variantit Omicron.
Deklarata e shkurtër e së enjtes, në të cilën nuk u përmendën të dhëna të saktësuara, ishte e para nga “AstraZeneca” për fuqinë mbrojtëse të vaksinës së saj si dozë përforcuese pas dy dozave tjera, qoftë të vaksinës së saj, qoftë të ndonjë vaksine tjetër me teknologji mRNA, siç është vaksina e kompanisë “Pfizer”.