Seanca parlamentare për shqyrtimin e propozimit francez në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar. Asnjë vendim nuk u mor sot ndonëse kishte shumë tension. Sapo kryeministri Dimitar Kovaçevski mori fjalën në Kuvend, opozita nisi të reagonte me tone të ashpra derisa ai vendosi të linte sallën.
Ditën e nesërme në orën 11:00 pritet të mblidhet sërish seanca parlamentare. Ka shumë kundërshtime për propozimin francez që nëse pranohet do të sjellë celjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.