Asnjë udhëtar për në Finlandë s’ka qenë pozitiv në RMV

Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një kumtese, në mënyrë shtesë ka njoftuar se asnjë udhëtar, i cili ka fluturuar për në Finlandë nuk ka pasur vendim për vetëizolim nga ana e Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë së veriut.

Që do të thotë asnjë nga udhëtarët nuk kanë qenë pozitiv në Maqedoninë e Veriut.
“Ministria e Shëndetësisë, njofton se tashmë janë verifikuar të gjithë udhëtarë e avionit për në Finlandë. Asnjëri nga ata nuk është regjistruar në bazën për raste pozitive me Covid-19 në shtetin tonë, që do të thotë nuk ka vendim për izolim si pozitiv nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Paraprakisht, Ministria njoftoi, se pjesa dërmuese e udhëtarëve kanë qenë me pasaportë të Kosovës (95 persona), me pasaportë të Finlandës (60 persona), me pasaportë të RMV-së (2 persona) ndërkaq të tjerët me pasaportë të Shqipërisë, Bullgarisë, Estonisë dhe Suedisë.