Asnjë reagim nga ministri Fatmir Mexhiti pse e largoi doktoranten nga puna pa asnjë aryse?

Donika Bakiu vajza e cila prej kur shpërtheu pandemia COVID-19 në Maqedoninë e Veriut,në mënyrë vullnetare përkthente çdo ditë statistikat ditore, konferencat për shtyp të ministrit të atëhershëm edhe të gjitha këto i publikonte në grupin Karantinë shkruan Pa Censurë.

Ajo këtë e bënte me të vetmin qëllim që njerëzit të jenë të informuar në mënyrë korrekte. Ka qenë e ftuar në disa emisione televizive, portale etj. Sepse ishte punë e përditshme. Më pas Klubi Rotarian i Tetovës i ndau mirënjohje Donika Bakiut për kontributin e saj në luftën kundër virusit korona. Donika vullnetarisht ka përkthyer deri sa erdhi ministër dr. Bekim Sali i cili e kishte kuptuar punën e saj dhe e ftoj të jetë bashkëpunëtore në kabinet.

Donika në kabinet punoj deri sa ministri i tanishëm dr. Fatmir Mexhiti e pa të arsyeshme ta largoj. Sapo ministri i ri mori pozitën ka larguar Bakiun nga puna lajm ky i cili u plasua dje dhe u kërkua përgjigje nga ministri deri më tani asnjë reagim/Pa Censure