Asnjë partie s’ja jap prapanicën me qera, infermierja braktisë Spitalin e Strugës

Infermierja Ruzhica Matlieska ka dhënë dorëheqje nga ISHP Spitali i Përgjithshëm Strugë – Reparti i Brendshëm, ndërsa në profilin e saj në Facebook ka bërë të ditur se shkak për këtë ka qenë “maltretimi, fyerjet dhe kërcënimet nga drejtuesja e spitalit”.

“Të dashur miq. E vesha me buzëqeshje këtë uniformë për t’i shërbyer popullit, por sot jap dorëheqjen nga ISHP Spitali i Përgjithshëm Strugë – repart i brendshëm. Për maltretimet, fyerjet dhe kërcënimet në ambiente publike nga drejtuesja e spitalit janë përgatitur deklarata. Fytyra ime është e pastër dhe prapanicën time nuk ia kam dhënë me qira asnjë partie politike…Asnjëherë mos lejoni që askush të shkelë mbi ndershmërinë dhe profesionalizmin tuaj, vetëm për përfitime personale”, ka shkruar Matlieska.

Ajo thotë se drejtoresha “ka pasur spiunë” mes punonjësve dhe se ata vazhdimisht e kanë spiunuar, andaj ajo publikisht i thotë që tu vie turp të gjithë atyre, pasi që personeli më i mirë profesional po e braktisë punën.

Në fund ajo ka përcjellë edhe një porosi për ministrin Mexhiti.

“Ju përshëndes zotëri ministër Fatmir Mexhiti, mos u çudit pse stafi cilësor po largohen nga spitalet”, ka shkruar infermierja Matlieska.