Asnjë gjurmë në SHBA, “zhduket” Hashim Thaçi!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, që nga propozimi i aktakuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale ka qenë i izoluar nga ndërkombëtarët, duke mos zhvilluar asnjë takim me ndonjë nga liderët evropianë dhe më gjerë.
Të vetmin takim, Thaçi e ka zhvilluar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, më të cilin Thaçi vazhdimisht ka pasur raporte të ngushta.

E dy ditë më parë, në media u raportua se Thaçi është nisur për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lajm ky që u konfirmua nga presidenca e Kosovës, por që nuk u dha më shumë informata për qëllimin e vizitës.
Kur kanë kaluar dy ditë që kur ndodhi kjo, në Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk ka asnjë gjurmë nga Hashim Thaçi. Ai si duket është ‘zhdukur’ në SHBA.

Në profilin në facebook të presidentit Thaçi, dhe në webfaqen e presidencës së Kosovës, nuk ka asnjë lajm për ndonjë aktivitet të Thaçit në SHBA.
Po ashtu, as në media nuk është publikuar asnjë lajm apo pamje nga vizita e Thaçit në SHBA.
E kjo vizitë a papritur e Thaçit në SHBA, ka nxitur shumë reagime në Kosovë.

Fillimisht ishte analisti politik, Faton Mehmeti ai i cili tha se Hashim Thaçi do të arrestohet në SHBA.
“Thaçi do të arrestohet në SHBA, ose në ndonjë vend tjetër, nuk besoj se do të kthehet në Kosovë. I leverdis edhe Gjykatës Speciale të arrestojë Thaçin jo në Kosovë, për të shmangur ndonjë incident”, ka shkruar Mehmeti, në profilin e tij në facebook.

Paoshtu edhe Ibrahim Kelmendi, ish udhëheqës i Lëvizjes Popullorë të Kosovës e tha të njëjtën gjë.
“A po arratiset Hashim Thaçi në USA për të kërkuar azil politik, meqë duhet t’i jet konfirmuar akt-akuza për bu*rgosje në Hagë?!”, kishte shkruar Kelmendi.

E sonte, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka pyetur se ku është presidenti, Hashim Thaçi.
“Ku është Presidenti? Me datë 8 tetor, Thaçi është nisur pa asnjë njoftim për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka asnjë informatë pse ka shkuar, kë do ta takojë dhe për çka do të flas. Mediat kanë arritur të marrin vetëm këtë informatë nga zyra e Presidentit se “Presidenti është nisur në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Cila është agjenda e Presidentit në Washington? Cili është qëllimi i vizitës? Kë do ta takojë? Çfarë do të flas?”, ka shkruar deputetja Pacolli.