“Asnjë deputet i opozitës nuk lejohet të futet në Kuvend”, Sali Berisha: Kuvendi është marrë peng nga Garda e Kuqe!

Pasi deputetët e opozitës nuk janë lejuar të futen në Kuvend, Sali Berisha tha për gazetarët se kjo është bërë me urdhër të Edi Ramës.

Sipas Berishës, Parlamenti është nën kontroll policesk nga garda e kuqe.

“Si rrugëzgjidhje kanë gjetur që të mos futet asnjë deputeti i opozitës në Parlament. Kjo është marrje e plotë në kontroll policesk të parlamentit nga garda e kuqe. Ky është rast nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që janë përjashtuar, por shumica duhet të jenë në seanca. Por sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës të bllokojnë çdo deputet të opozitës”, deklaroi Berisha.