Asnjë denarë nuk është kon*fiskuar nga prona e Sead Koçanit

Më 2 gusht të këtij viti, kalojnë dy vjet që kur Sead Koçan është në bu*rg. Por edhe pse ai që nga viti 2019 gjendet në Idrizovë, shteti deri më tani nuk ka arritur të kon*fiskojë asnjë denarë, edhe pse përveç bur*gimit, Gjykata vendosi që ai shtetit t’i kthejë 17 milion euro, dëm që Koçan dhe kompania e tij “Transmet” e bëri me formimin e një konsorciumi të rrejshëm për të fituar tender për gërmimet e mbetjeve. Koçan, në ndërkohë, ka filluar të shfrytëzojë edhe daljet nga bu*rgu për fundjavë. Daljen e fundit e ka pasur më 15 maj të këtij viti kur tre ditë ishte për fundjavë jashtë bu*rgut.

Por shteti assesi nuk arrin ta “kthejë” numëratorin e paralajmëruar një kohë të gjatë në “Portën triumfale” që të ndizet drita për 17 milion euro të kthyera në buxhetin e shtetit. Në vend të parave në buxhet, dë*nimi i plotfuqishëm solli probleme dhe asnjë denarë në numëratorin e famshëm.
26 pasuri të patundshme janë në emër të Agjencisë por janë nën hipotekë, ndërsa 204 automjete nuk janë kon*fiskuar, sepse edhe ato janë nën hipotekë. Bëjmë përpjekje me Prokurorinë e Shtetit, përparësi në konfiskim të pasurisë të ketë shteti, e jo gjashtë bankat dhe përmbaruesit që gjithashtu presin për pagesa – njoftojnë nga Agjencia për Menaxhim me Prona të Konfiskuara.

Kompania “Transmet”, e cila mbretëronte me tenderë në kohën e Nikolla Gruevskit, tashmë ka falimentuar. Drejtori i falimentimit Bogoljub Makreski, rreth rastit shkurt deklaroi:
Në tavolinën e falimentimit nuk ka pronë. Kjo do të thotë që Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar duhet ta zbatojë aktgjykimin dhe ta shesë pronën -u shpreh Bogoljub Makrevski, Drejtor i falimentimit.
Shembulli i pronës së Koçanit nuk është i vetëm. Shumë rrallë në praktikën gjyqësore kërkohet konfiskim i pasurisë. Sipas analizave, shuma më e lartë e konfiskuar është 250 mijë euro, ndërsa më e ulëta është vetëm 500 euro.

Do duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të intervenojmë që derisa zgjat procedura penale prona të sigurohet. Të mos rëndohet nga subjekte tjera – tha Nikolla Tupançevski, Profesor Universitar.
PSP e shpërbërë pasurinë e të dënuarit Sead Koçan e ngriu që në vitin 2017. Edhe atëherë, prokurorët e kanë ditur se prona ishte nën hipotekë. Problem shtesë është se hulumtimet e gazetarëve treguan se kamionët dhe automjetet e “Transmet” po voziten nëpër vend edhe pse ato duhet të konfiskohen, ndërsa policia vetëm konstaton shkelje të automjeteve të kësaj kompanie të shuar.