Askush s’e njeh! Njihuni me shtetin e vetëshpallur mes Kroacisë dhe Serbisë

Liberlanda, një copë toke ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, po lufton për njohje ndërkombëtare qe shtatë vjet. Ky gadishull është shpallur shtet nga qytetari çek, Vit Jedlicka, më 2015, dhe që nga ajo kohë rreth njëmijë njerëz kanë marrë shtetësinë. Megjithatë, ky territor është i paarritshëm.