Askush nuk shkoi për ti regjistruar! Rreth 350 banorë të lagjes së Krasniqëve mbetën pa u regjistruar

Kjo është “lagja e Krasniqëve” në Tetovë. Këtu jetojnë rreth 350 banorë.
Janë vendosur këtu para rreth 60 viteve, por sipas tyre askush deri më tani nuk ka ardhur që t’i regjistrojë, ndonëse pjesa më e madhe e tyre kanë dokumente dhe shtetësi.

“Nuk ka qenë askush dhe jemi banorët të lagjes “29 nëntori”, jemi 350 njerëz këtu dhe askush nuk ka qenë që ta bëjmë atë regjistrimin dhe ajo është. Ne jemi këtu shumë gjatë jemi rreth 50 apo 60 vjet moti jemi këtu”, tha Vebi Krasniqi.
Sami Krasniqi: “Jo, jo, nuk ka ardhur askush për regjistrimin”.

Sa njerëz jeni këtu?
Sami Krasniqi: “Po nja 300 persona jemi 350 mund të them se jemi në të gjithë lagjen këtu. Unë këtu jam nga se kam lindur dhe kam 38 vjet, unë kam lindur këtu në Tetovë në spital”.

Keni dokumente të gjithë?
Sami Krasniqi: “Po të gjithë kemi dokumente, ndërsa unë nuk kam, edhe pse kam lindur këtu dhe nuk më japin nuk kam numër amë”.
Për këtë çështje kërkuam qëndrim nga Enti i Statistikave, nga ku shkurt u përgjigjën se nga regjistruesit rajonal kanë konfirmuar se janë përfshirë të gjitha rrethet e regjistrimit.