Askush nuk e kishte idenë se ekzistonte kjo pjesë e trupit! Zbulo cila është ajo pjesë ..

Shkencëtarët nga Baseli kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm. Në nofull ekziston një pjesë e re.Në një studim të botuar në “Annals of Anatomy”, shkencëtarët zbuluan ekzistencën e një shtrese të re muskulore. Muskuli masseter konsiderohet të jetë me dy shtresa, duke u shtrirë nga harku i mollëzës deri në anën e jashtme të nofullës së poshtme.Është një muskul katror, i trashë dhe i fortë, që përbëhet nga dy pjesë: pjesa sipërfaqësore dhe pjesa e thellë. Të paktën kështu besohej.Megjithatë, disa tekste të vjetra përmendin se është e mundur që ekziston një shtresë e tretë, e ashtuquajtura super e thellë, por shkencëtarët nuk kanë rënë dakord për vendndodhjen e saj.Studimet e reja sugjerojnë se kjo shtresë e re muskulore ndodhet midis pjesës së pasme të mollëzës dhe nofullës së poshtme dhe mund ta ndieni nëse vendosni gishtat në pjesën e pasme të faqes gjatë përtypjes.“Duke pasur parasysh këto përshkrime kontradiktore, ne donim të rishqyrtonim strukturën e këtij muskuli në detaje”, tha profesori Jens Christoph Türp nga Qendra Universitare për Mjekësinë Dentare në Basel, i cili së bashku me shkencëtarin tjetër, Dr. Szilvia Mezey, zbuloi ekzistencën e kësaj shtrese të tretë.

“Kjo pjesë e thellë e muskulit përtypës dallon qartë nga dy shtresat e tjera për nga rrjedhja dhe funksioni i tij”, tha Mezi.“Një shtresë e re përfshihet në stabilizimin e nofullës së poshtme”, shtoi Mezey dhe zbuloi se është e bindur se është e vetmja pjesë e muskulit masseter që e tërheq nofullën e poshtme.

Zbulimi u bë nga një ekip shkencëtarësh të udhëhequr nga Türp dhe Mezey duke disektuar 12 koka të ruajtura në formaldehid dhe duke ekzaminuar skanimet me CT të 16 kufomave, plus imazhet e rezonancës magnetike të një subjekti të gjallë për të identifikuar pozicionin dhe funksionin e mundshëm të muskulit të ri.Ende nuk është vendosur se si do të quhet kjo pjesë e re e trupit dhe ekipi i shkencëtarëve që e zbuluan sugjeron që të quhet “musculus masseter pars coronidea”, sepse lidhet me pjesën (koronoide) e nofullës së poshtme.