Asistenti i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri i ka reaguar deputetit të LDK’së, Arban Abrashit që deklaroi sot se nuk e kontaktojnë PDK’në për t’ia kërkuar votat lidhur me mocionin e mosbesimit.
Beqiri i ka kujtuar përmes një shkrimi në Facebook, Lidhjes Demokratike të Kosovës se së bashku me Nismën dhe AAK-në kanë vetëm 45 vota për mocionin.
Ai tutje, ka shkruar se kjo parti ka një marrëveshje të heshtur me PDK’në.
Postimi i plotë:
LDK po deklarohet se nuk do të flasin me PDK-në për mocionin e votëbesimit, atëherë sa për sqarim: LDK i ka 28 deputetë, AAK 13 dhe NISMA i ka 4, pra: 28+13+4=45 deputetë.
Për rrëzimin e Qeverisë duhen së paku 61 vota.
Legjitime është pyetja: çfarë marrëveshje të heshtur ka me PDK-në?
Sepse, LDK+AAK+NISMA+PDK(24 deputetë)=69 deputetë.
P.s.: po flas vetëm për ata që u deklaruan sot.
P.s.s.: dhe, po flas nëse hipotetikisht votojnë të gjithë deputetët e partive të lartpërmendura.