Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka kërkuar që BE që të refuzojë akreditimin e Teuta Arifit për ambasadore. “Si qytetarë të këtij vendi dhe si opozitë, është detyrë e jona që të kërkojmë nga BE që të refuzojë akreditimin e Teuta Arifit. Akreditimi i saj do të ishte sinjal shumë i dëmshëm për drejtësinë, pasi që fitimi i imunitetit diplomatik nga ana e Arifit do të nënkuptonte pushimin e lëndëve të saj penale”, tha Arben Fetai, udhëheqë i departamentit për integrim pranë ASH-së.