ASH-Strugë: Si ka mundësi që nga komuna më e pasur, Struga të përfundojë në top 3 komunat me më shumë borxhe

Komuna e Strugës është një ndër komunat më të pasura në RMV në bazë të të hyrave publike nga qytetarët nëpërmjet kompensimit të tokës ndërtimore (taksë e padefinuar mirë, sepse shpesh herë investitorët nuk marrin shërbimin e infrastrukturës komunale për pagesën e bërë), pasi që dihet se Komuna e Strugës ka dinamikë të lartë në ndërtime dhe taksës për qarkullim të pronës, nga shitblerjet e pronës, të bllok dotacioneve, dotacioneve kapitale nga buxheti i shtetit, programës TAV (rreth 1.1 milion euro), shërbimeve të përgjithshme etj…,

Nëse këtyre fakteve i shtohen edhe ndërhyrjet shtetërore në vitin 2021. për pagesë të borxhit të mbetur publik te Komunes (rreth 2.5 milion euro vitin e kaluar), kthimit të përqindjes nga TVSH. etj. dhe komuna e Strugës përsëri të radhitet në top 3 komunat me borxh më të madh në nivel shteti, me 3.5 milion euro, (sipas ministrit Goran Milevski, 12.07.2022), atëherë diçka ndodh këtu, diçka nuk shkon këtu…!???

Parashtrohen pyetjet:

1.Pse kryetari Ramis(z) Merko derdh të hollat e popullit pa nikoqirllëk, duke mos ofruar asnjë projekt konkret në gjithë këto mandate si kryetar komunë?

2.Pse kryetari Ramis(z) Merko mburret me investime të bëra nëpër rrugët e qytetit, për çka janë derdhur shumë të holla publike nga agjensionet dhe drejtoritë qendrore – pra jo nga buxheti i komunës, kurse qytetarët vazhdojnë t’i mashtrojnë se këto investime i ka realizuar komuna dhe më e rëndësishmja qytetarët vazhdojnë të mos ndjejnë asnjë benefit dhe ndryshim nga shërbimet infrastrukturore në qytet dhe rrethinë?, – Mbase cilësia e dobët e punimeve ndërtimore?, – Ndoshta punimet ndërtimore të papërfunduara?, – Ndoshta punimet ndërtimore të pamenduara dhe të paplanifikuara mirë?, – kurse administrata komunale vazhdon të mos punojë dhe të mos funksionojë fare…?

3.Si ka mundësi që gjatë gjithë kohës tenderët të fitohen dhe punimet të realizohen kryesisht nga 2 – 3 kompani të njëjta, me nënkontraktues poashtu të njëjte dhe me punëtorë me “ mëditje ” nga vendet fqinje?

4.Si ka mundësi që punimet ndërtimore të mbikqyren pothuajse nga e njëjta kompani mbikqyrëse në komunë, apo ndoshta organi mbikqyrës kështu më lehtë mbikqyret!?

5.Pse i pari i komunës, pagesën e borxheve të akumuluara nga paratë e buxhetit të komunës dhe dotacioneve kapitale e bën në mënyrë selektive, rrethit të tij politik të ngushtë (rreth 1.1 milion Euro Siti Lajt) dhe jo duke filluar nga borxhi më i vjetër në komunë?

6.Kush mund të garantojë se në këto investime nuk ka keqpërdorim dhe korrupsion, pasi që revizioni i brendshëm në komunë gati se nuk funksionon…thuhet në kumtesën e ASH-së dega Strugë.