ASh porosi policisë dhe pushtetit: Lironi pr*otestuesit, kapni shkaktarët e zj*arrit

Aleanca për Shqiptarët press:
Të nderuar qytetarë, Të nderuar përfaqësues të mediave

Janë dhjetëra raste dhe tra*gjedi në të cilat kanë humbur jetën dhe janë dë*mtuar në forma të ndryshme shume qytetarë, si pasojë e qeverisjeve të njëpasnjëshme të BDI-së dhe në asnjë prej tyre nuk ka të arr*estuar. Janë 14 bashkëqytetarë tanë të djegur në zjarr në spitalin modular në Tetovë dhe ende nuk ka asnjë të arr*estuar e as të shkarkuar. Ndërkohë, kur qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi për të gjitha këto tra*gjedi, policia dhe pushteti janë të shpejtë në arr*estimin dhe përndjeken e tyre.

Aleanca për Shqiptarët dënon ash*për arr*estimin dhe çdo lloj tjetër të presionit ndaj çdo qytetari dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të pro*testuesve. Pro*testa është e drejtë demokratike dhe sigurohet me kushtetutë, ndërsa revolta e shprehur në to është vetëm refleksion i pakënaqësisë ndaj qeverisjes aktuale. Në pro*testë kishte familjarë që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ju bëjmë me dije se as opozitën dhe as qytetarët nuk mund t’i frikësoni dhe demotivoni nga be*teja për drejtësi dhe përgjegjësi. Çdo presion i juaji do të ju kthehet si bumerang.