ASH: “Përse në Spitalet modulare nuk ka patur alarme zja*rri?!”

Aleanca për Shqiptarët në një konferencë për media tha:
Jemi dëshmitarë se ditëve të kaluara po bëhen te*ntime të lloj-llojshme nga institucionet relevante për t’i ikur përgjegjësisë për dj*egien për së gjalli të 14 personave në Spitalin modular të Tetovës. Shihet qartë, sikurse edhe në shumë raste tjera, se po te*ntohet që në fund përgjegjësi mos të mbajë askush dhe fajtorët të ngelin pa emër.

Siç e dini spitalet modulare në vend janë ndërtuar me hua nga Banka Botërore. Ne kemi parë dokumentacionin e tenderimit, ku ndër të tjerat shihet qartë se cilat institucione janë përgjegjëse për mbrojtjen nga zj*arri dhe këto institucione janë Spitali i Tetovës dhe Komuna e Tetovës.

Sipas pjesës së tretë të dokumentacionit të tenderimit – Plani i Monitorimit, parashihet që spitali modular të ketë Plan për mbrojtje nga zj*arri dhe implementim të masave mbrojtëse. Është identifikuar se përgjegjës për këto plane dhe masa janë inspektorë komunalë, drejtori i spitalit dhe persona përgjegjës të punësuar në spital.
Pasi komuna e Tetovës shpejtoi që të lajë duart nga përgjegjësia, së pari pyesim publikisht kryetaren e komunës së Tetovës:
A keni bërë inspektim për mbrojtje nga zj*arri siç ka kërkuar procedura? Nëse jo, pse jo?

Poashtu pyesim publikisht komunën, spitalin dhe të gjitha institucionet tjera relevante:
Përse në spitalin modular nuk ka patur alarme zj*arri?
Përse në spitalin modular nuk ka patur asnjë pajisje për mbrojtje nga zj*arri?
E dimë se kontraktues kryesor ka qenë firma Brako e partnerit tuaj të kahmotshëm Koço Angjushev. A ka patur nënkontraktues dhe cilët janë këta? Veçanërisht parashtrojmë pyetjen, kush ka bërë instalimet elektrike?
A është bërë mbikëqyrje dhe pranim teknik i objektit? Kush e ka bërë mbikëqyrjen?