ASH me inciativë deri tek Gjykata Kushtetuese “Qeveria të blejë teste serologjike”

Aleanca për Shqiptarët sot njoftoi se ka dorëzuar iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese për vlerësim të kushtetuetshmërisë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e Presidentit të Shtetit. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela tha se Maqedonia e Veriut ka një rregullim kushtetues të demokracisë parlamentare dhe vetëm Kuvendi e ka të drejtën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

“Në të njëjtën kohë bëjmë apel që kryetari i Parlamentit të thërras deputetët në mënyrë që ato ta vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme, dhe nuk themi që nuk është e nevojshme që të vazhdohet por duhet ti respektojmë procedurat“, tha Ziadin Sela Kryetar i ASH.

Ndryshe kjo parti propozon teste serologjike për të gjitha familjet në vend, nga një test për çdo anëtar të familjes.

“Diku rreth 600 mijë teste që do të kushtojnë 5 milion euro. Në të njehtë kohë i drejtohem edhe qeverisë që ta marr parasysh këtë propozim tonin. Në ato familje që testi serologjik del pozitiv dhe nga ai person merret strisho për tu vërtetuar a ka koronavirus apo nuk ka”, tha Ziadin Sela Kryetar i ASH.

Kreu i kësaj partie tha se me propozimin e tyre mund të lehtësohen edhe masat me çka do të mund sa më shpejt të identifikojnë personat që janë të prekur me koronavirus.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot përmes një konference për media ka njoftuar se Aleanca ka

Kryetari Sela tha: Ne jemi demokraci parlamentare dhe jo prezidenciale,prandaj kemi ngritur iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vlersim të vendimit të Presidentit sepse vlersojmë se kjo përbën një precedentë jo të mirë që në të ardhmen ndonjë Prezidentë mundë të keqpërdorë këtë mekanizëm për qëllime politike,grupore ose edhe personale,prandaj për të mos krijuar një shembull të këtillë,i bëjmë apel Kryetarit të Kuvendit që të konvokoj seancë të Kuvendit ku do shpalljes gjendja e jashtzakonshme ashtu siç e parasheh Kushtetuta e vendit.

Sela gjithashtu prezentoi edhe disa propozime drejtuar qeverisë në luftën kundër pandemisë me korona-virusin,përfshi edhe ndryshimin e orës policore për shkak të Muajit të Ramazanit me ç’rastë edhe uroi Besimtarët Mysliman për Muajin e Agjerimit.