ASH-Likovë: Erkan Arifi, ‘karem’ me të cilin Sadulla Duraku po na i peshkon votat

Sadulla Duraku njihet si njeri i cili për të ruajtur pushtetin dinë mirë të luaj lojra politike.
Ai nga këto lojra ka arritur që për 20 vite gjithë aktivitetin e partis së tij në Likovë ta përkthej në pushtet për veten, duke marr gjitha pozitat e mundshme dhe duke caktuar njerëz te tij besnik në pozitat e tjera.
Me një fjalë, ai për 20 vite është një lloj monarku i Likovës duke kontrolluar gjithcka.

Pas dy mandateve të dështuara në krye të komunës dhe duke e ditur se i ka ardhur tashmë fundi i tij politik ai bëri një grackë duke nominuar kandidat për kryetar njërin ndër personat më të besueshëm të tij por i pa njohur për publikun, duke e paraqitur atë si një figur të re me të cilin vetes ja vazhdoi dhe për 4 vite udhëheqen e komunës.
Tash më Sadulla Duraku në pozicionin e regjisorit i ulur prapa perdeve servoi një figur vazal të tij, të cilin e dirigjion dhe ja përcakton rolin ne skenën e kukullave te Sadullës.
Erkan Arifi si një figurë pa peshë politike dhe i kontrolluar nga shefi i tij Sadulla Duraku po shërben si një perde, që nga para duket bukur për percepcionin e publikut a në realitet është një perde e cila mbulon vjedhjet dhe keqpërdorimet e shefit dhe klikës së tij.

Duke qenë një lojtar i mirë politik, Sadulla Duraku po investon në krijimin e imazhit të një kryetari të ri i cili po krijon percepcionin që në komunën tonë ka ndodhur ndryshimi, ky një ndryshim i rrejshëm me qëllim për të penguar ndryshimin e vërtet.

Me këtë lëvizje politike Sadulla Duraku po synon të fitojë edhe mandatin e katërt në komunën e Likovës dhe me këtë po dëshiron t’ia vazhdoj vetes pushtetin e pa kontestueshëm e të cilin po e përdor për pasurim personal e privilegje të pafundme në kurriz të banorëve të varfër.
Por, këto lëvizje të tij janë demaskuar, koha është që në komunën tonë të ndodhë ndryshimi i vërtet.
Ky ndryshim jemi ne, ndryshim i cili do të ndalë keqpërdorimet dhe vjedhjen, e do të sjell zhvillim dhe mirëqenie për komunën tonë.

https://www.facebook.com/AleancaPerShqiptaret.DegaLikov/posts/1124914831305332