Aleanca për Shqiptarët dega Kumanovë reagon dhe dënon ashpër aksidentin e ditës së sotme me ç’rast vetura e njësitit policor Alfa ka aksidentuar një fëmijë duke rrezikuar jetën e tij dhe duke e lënë me lëndime të rënda.
Ajo që e bën këtë rast akoma më skandaloz është fakti që policia, përveç që ka lënduar një fëmijë 5 vjeçar, nuk e kanë pa të arsyeshme që të ndalen dhe ti japin ndihmë fëmijës së lënduar.
Pyesim publikisht zyrtarët policorë të Kumanovës, ministrin Oliver Spasovski si dhe zv. mnistrin e BDI-së Agim Nuhiu se cili është misioni i tyre i policisë dhe njësive policore ALFA: siguria e qytetarëve apo cenimi dhe rrezikimi i jetës së tyre?! Aleanca për Shqiptarët Kumanovë kërkon me urgjencë ndërmarrjen e të gjitha masave të parapara me ligj nga ana e institucioneve kompetente si dhe vënien para përgjegjësisë dhe drejtësisë të pjesëtarëve të njësitit policor Alfa, që sot lënduan një fëmijë 5 vjeçar, ndërsa nesër mund të shkaktojnë incidente që mund të mbarojnë fatkeqësisht.
Aleanca për Shqiptarët djaloshit të vogël i uron shërim të shpejtë dhe shpreson që ky të jetë rasti i fundit ku qytetarët rrezikohen nga institucionet dhe zyrtarët shtetëror që duhet të vendosin rendin dhe janë të obliguar ti mbrojnë ato! Departamenti për informim i ASH – Kumanovë