ASH-krahu i Taravarit: Gjykata e Apelit në Gostivar ka kthyer në rigjykim lëndën e partisë politike Aleanca për Shqiptarët


Gjykata e Apelit në Gostivar e ktheu për rigjykim çështjen e partisë politike Aleanca për Shqiptarët dhe pranoi ankesat e përfaqësuesit ligjor të Arben Taravarit, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët.

“Gjykata e Apelit e kthen lëndën në rigjykim pas vendimit paraprak që solli Gjykata Themelore në Tetovë, ku ajo zvarritej dhe u ndërruan disa gjykatës derisa u mor edhe vendimi skandaloz me presion nga ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, që vulat e partisë t’i takojnë fraksionit që iu bashkua BDI-së.
Duke marrë parasysh dëshmitë e deponuara pranë Gjykatës së Apelit në Gostivar, vendimi final pritet që të jetë në favor tonin dhe partia së bashku me vulat të mbeten te kryetari legjitim i saj, Arben Taravari”, thuhet në njoftimin e partisë.