ASH kërkon dorëheqjen e Bushit

Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Nazim Bushi.
Kjo kërkesë për dorëheqjen e Bushit nga Aleanca për Shqiptarët vjen pasi që dje i pari i MPB-së, Oliver Spasovski, nuk e lejoi zëvendësin e tij Nazim Bushi që tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

“Gjithashtu kërkojmë nga ministri Spasovski që të ndërpresë cirkun që pamë dje se si e qorton zëvendësin e tij Nazim Bushi. Ndërsa nga ky i fundit kërkojmë dorëheqje të menjëhershme për arsye morale”, u shpreh Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët.